Ryerson: Shqiperia, progrese te medha

Ambasadori i pare amerikan ne Tirane, William Ryerson ka deklaruar se Shqiperia ne vitet e fundit ka arritur shume progrese, disa prej te cilave u kurorezuan me anetaresimin ne NATO.
“Jam i lumtur dhe krenar qe Shqiperia tani eshte ftuar te behet pjese e NATO-s. Pershendes veprimin e presidentit Bush qe firmosi protokollin e anetaresimit”, ka pohuar Ryerson ne nje interviste per agjencine e lajmeve “INA”.
Ish-diplomati ka folur edhe per ngjarjen e Gerdecit, te cilen e ka konsideruar si nje tragjedi te madhe. “Gerdeci ishte nje tragjedi shume e madhe. Duke menduar per ate qe ndodhi, shpresoj qe njerezit te ndergjegjesohen se prezenca e ketyre armeve eshte pjese e legacise toksike qe mbante komunizmi”, ka nenvizuar Ryerson.
Me tej ai ka folur edhe per ceshtjen e Kosoves, ku ka vleresuar mbeshtetjen e forte te pavaresise nga SHBA.