E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gent Xholi nuk eshte pjese e grupit hetimor"

Prokuroria e Pergjithshme deklaron se kreu i Prokurorise se Tiranes nuk eshte pjese e hetimeve per tragjedine e Gerdecit. Nepermjet nje njoftimi zyrtar te dites se djeshme, behej e ditur se Gent Xholi nuk eshte i perfshire ne grupin hetimor te kater prokuroreve qe investigojne shkaqet dhe motivet e ngjarjes se rende, qe mbreme shenoi edhe viktimen e 24 ne nje prej spitaleve te Italise. "Prokurori i Tiranes nuk eshte pjese e hetimeve. Ai ka konsistuar vetem diten e dyte te procesit, kur ka mbledhur ne zyren e tij grupin e prokuroreve per udhezime", beri te ditur zyra per shtyp e Prokurorise se Pergjithshme, pas lajmit ne media se Xholi hetonte ish-drejtuesit e tij, kur punonte si jurist i ndermarrjes shteterore MEICO. Ne lidhje me kete fakt, organi qendror i akuzes deklaroi se kreu i prokurorise se kryeqytetit nuk ka asnje lidhje apo konflikt interesi ne kete rast. "Xholi ka punuar si jurist i MEICO ne periudhen 1997-1999, kohe ne te cilen nuk drejtonte i ndaluari Ylli Pinari dhe nuk ka asnje konflikt interesi", thuhet ne njoftimin e djeshem te prokurorise. Edhe vete Xholi ka mohuar pas publikimit te lajmit se po hetonte ish- drejtorin e tij dhe se kishte pasur zyrtare te tjere per eprore. Tragjedia e Gerdecit po hetohet nga Prokuroria e Tiranes dhe ajo Ushtarake, ndersa pjese e investigimit jane kater perfaqesues te akuzes qe po marrin ne pyetje banore, punetore te firmes se demontimit dhe zyrtare. Gjithashtu, po hetohet rreth dokumentacioneve zyrtare per aktivitetin e firmes dhe transportin e municioneve drejt repartit ushtarak te kthyer ne fabrike demontimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›