E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janar 2008, kompanite standarde te reja raportimi

Duke filluar qe nga 1 janari 2008, institucionet financiare (bankat dhe shoqerite e sigurimeve) dhe shoqerite e tjera tregtare do te raportojne bilancet e tyre sipas standardeve Nderkombetare te Kontabilitetit e Raportimit Financiar. Lajmin e dha ministri i Financave, Ridvan Bode, gjate nje takimi ne kuader te forcimit te standardeve te raportimit financiar per sipermarrjet private dhe publike do te jete zbatimi i Standardeve te reja Kombetare te Kontabilitetit e te Raportimit Financiar. Ministri Bode tha se shoqerite e tjera do te zbatojne standardet kombetare te pergatitura, duke iu referuar standardeve nderkombetare. Sipas tij, ne jemi te angazhuar per krijimin e nje sherbimi te standardeve evropiane dhe po punojme per hartimin dhe zbatimin e nje kuadri ligjor modern per financat publike, ne perputhje me standardet nderkombetare. "Reformat, qe do te ndermerren ne kete fushe, synojne permiresimin e sistemit te raportimit financiar nga sipermarrjet private dhe publike, minimizimin e informalitetit, rritjen e transparences fiskale te qeverise dhe mbrojtjen e interesave te publikut ne teresi", tha Bode.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›