E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murati shenon golin e 5 ne barazimin e Panserraikos

Nga Greqia, Kastriot Gjini 2:2 ka mbaruar ndeshja e vlefshme per kampionatin e kategorise se dyte greke, ndaj Kallamates – Panseraikosit. Edvin Murati ka qene titullar perseri per skuadren e Panseraikosit dhe madje ka shenuar dhe gol ne kete ndeshje. Vendasit kane kaluar ne avantazh te paret me Kauno ne minuten e 13'. Pjesa e pare do te mbaroje me rezultatin 1:0. Ne pjesen e dyte skuadra e mesfushorit shqiptar, do te komandoje gjithe lojen, duke e mbyllur skuadren vendase ne porten e saj. Ne minuten e 49' do te jete Papas ai qe do te barazoje rezultatin. Ne minuten e 62' Panseraikosi do te fitoje nje penallti, te cilen si zakonisht do ta ekzekutoje Edvin Murati, i cili do te shenoje dhe te kaloje skuadren e tij ne avantazh ne 1:2. Por vendasit do te barazojne rezultatin ne minuten e 92'me Spiridakis. Murati u aktivizua per 82' minuta ku u zevendesua nga trajneri i tij. Lusha u ndeshkua perseri me nje karton te verdhe ne kete ndeshje. Me kete gol, mesfushori shqiptar arrin ne kuoten e 5 golave per kete sezon dhe se bashku me sulmuesin Goga jane golashenuesit me te mire te skuadres. Kjo pike e fituar gjen skuadren e Muratit ne vendin e 12 me 29 pike, vetem 5 pike larg zones se ftohte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›