S’i pezullojnë marrëveshjet

"Nuk synojmë të prishim asnjë marrëveshje, veçanërisht jo ato në ekonomi. E tëra që do të bëjmë pas këtij votimi është aplikimi i atyre marrëveshjeve”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë Së Jashtme të Izraelit, Yigal Palmor.
Por, Palmor po ashtu deklaroi se, me kërkesën drejtuar Asamblesë së Përgjithshme, palestinezët i kanë hyrë “shkeljes flagrante të obligimeve të marra përsipër për zgjidhjen e konfliktit me Izraelin përmes negociatave, e jo me masa të njëanshme”.
Një zyrtar i paemëruar qeveritar i Izraelit ndërkaq ka precizuar se vendi i tij duhet të heqë dorë nga ngrirja e transferimit të parave të Drejtorisë së Doganave të Autoritetit Palestinez dhe nga TVSH’ja në prodhimet e dedikuara për palestinezë, të cilat transportohen përmes porteve detare dhe aeroporteve izraelite.
Izraeli e ka aplikuar disa herë këtë masë, si përgjigje ndaj lëvizjeve të ndryshme palestineze.