E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falcao, gati debutimi në Bernabeu

E shtuna do të jetë një ditë e veçantë për Radamel Falcaon. Sulmuesi i Atletico Madridit do të zhvillojë paraqitjen e tij të parë në stadiumin Santiago Bernabeu në ballafaqimin me rivalin e qytetit, Real Madrid, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle As.

Ylli kolumbian nuk ishte në gjendje të luajë në takimin e edicionit të shkuar për shkak të një lëndimi. Por, ai është në dispozicion për përballjen e fundjavës në të cilën Atletico hyn si i dyti në renditje, mbi Realin.

Ndeshja pritet të zgjojë interesim të madh edhe për faktin se së fundmi Reali ka shprehur interesim për transferimin e Falcaos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›