E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka dialog deri në fund të vitit?

Kreu shtetëror i Serbisë po përgatit platformën dhe formatin e temave të dialogut politik me Prishtinën, por janë gjasat fare të vogla që përfaqësuesit e Beogradit dhe ata të Prishtinës të takohen para fundit të këtij viti, shkruajnë mediet serbe.

Bisedimet do të udhëhiqen nga kryetari Tomislav Nikoliq dhe kryeministri Ivica Daçiq respektivisht nga ekipi i cili do të jetë nga njerëz të tyre të besueshëm, shkruan sot Vecernje novosti.

Sipas saj, gjatë muajve në vijim, pushteti do të provojë që fillimisht të arrij një konsensus të gjerë shoqëror rreth vazhdimit të dialogut dhe në letër të definoj objektivat e vendit në vazhdimin e këtij procesi, të cilat do të miratohen në qeveri.

Si aspekti më i rëndësishëm konsiderohet që në relacionin Beograd-Bruksel-Uashington të konfirmohen temat e dialogut, shkruan kjo gazetë.

Sipas saj, Nikoliq dhe Daçiq, “praktikisht do ta hapin dhe përmbyllin dialogun, përderisa këshilltarët e tyre do t’i kryqëzonin shtizat me delegacionin e Prishtinës rreth telekomunikacionit, rrymës, veriut të Kosovës....”

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›