Thaçi: Nikoliq e Daçiq thonë se Kosova është shtet i pavarur

Në numërimin më të fundit Kosovën e kanë njohur 92 qeveri të Kombeve të Bashkuara, përfshirë SH.B.A-në dhe 22 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
“Mbarë bota e di se Kosova është shtet Sovran,” theksoi Thaçi në një intervistë të dhënë dje. “Serbia e kupton realitetin e një Kosovë të pavarur; megjithatë tani ajo nuk është e gatshme që të na pranojë ‘de jure’’ tha ai.
Duke folur në Nju Jork në prag të shqyrtimit vjetor nga ana Këshillit të Sigurimit të OKB mbi progresin e Kosovës nga protektorati në shtetësi, Thaçi tha se udhëheqësit e Serbisë, ish sunduesi i vendit të tij, së shpejti do të duhej të braktisin retorikën e tyre nacionaliste dhe t’u tregojnë qytetarëve të tyre një lloj progresi ekonomik.
“Mesazhi im për ta është që të përqendrohen në vende të punës dhe ekonomi,” tha Thaçi për Serbët. “Ata fituan zgjedhjet mbi një platformë të nacionalizmit, por nuk mund të mbijetojnë mbi atë platformë. Qytetarët më shumë interesohen për vende e të punës sesa për nacionalizëm.”
Presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikoliq, gjatë një interviste për gazetën The Guardian muajin e kaluar tha se Serbët e Kosovës po jetojnë nën kërcënimin e “gjenocidit” dhe se ai nuk do të përjashtonte një ndarje të ish krahinës ndërmjet rajoneve etnike Serbe dhe Shqiptare.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq është ish zëdhënës i Slobodan Milosevicit, presidentit të vonshëm të Serbisë ku fushatat e tij të spastrimit etnik ndaj pakicës së Shqiptarëve të Kosovës nxitën fushatën e bombardimeve të NATO-s që zgjati 77 ditë dhe që dëboi Serbinë nga Kosova, një ish krahinë e saj.
Thaçi dhe shumë nga zyrtarët e tij të lartë kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila luftoi serbët në tokë ndërsa NATO bombardonte nga ajri. Kjo ka bërë të vështirë dialogun ndërmjet udhëheqësve, ndonëse Thaçi është shprehur se është i gatshëm të takohet me Daçiq dhe të zgjidhë çështjet politike përfshirë kontrollin e kufirit dhe njohjen reciproke.
“Ata e kanë humbur betejën në vitin 1999” u shpreh Thaçi.
Kosova ka arritur progres në ndërtimin e një shteti demokratik e funksional, tha ai, megjithëse një organ i drejtuar nga BE-ja akoma mbikëqyr policinë dhe sistemin e drejtësisë së këtij vendi dhe SHBA dhe donatorët e tjerë akoma financojnë shumë nga zyrat e qeverisë së vendit.
"Do të ndodhë"
Ndërkohë që Serbët e Kosovës kanë të njëjtat të drejta sikurse edhe shumica Shqiptare si dhe kanë ulëse të rezervuara në Kuvend dhe në qeveri, rreth 5,600 trupa të drejtuara nga NATO akoma mbesin në vend, pjesërisht për të shmangur dhunën etnike ndërmjet Serbëve dhe Shqiptarëve dhe pjesërisht për të penguar kontrabandimin dhe trafikimin.
“Si Kosova ashtu edhe Serbia do të jenë anëtare në Bashkimit Evropian dhe të NATO-s,” u shpreh Thaçi. “ S’mund ta shpreh në ditë, javë apo muaj, por do të ndodhë.”
Udhëheqësit Serbë e dinë këtë, tha ai.
“Unë e di se çfarë thonë ata në takime të mbyllura,” u shpreh ai, duke iu referuar Nikoliq dhe Daçiq. “Ata thonë se Kosova është shtet i pavarur”. (Peter S. Green)