Lajçi : Po, me PDK-në

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Ali Lajçi, ka thënë se është i pajtimit që AAK-ja të hyjë në një koalicion me PDK-në, nëse konsiderohet se do të ishte në interes të Kosovës për shtet ligjor dhe integrim të veriut.
Por para se të ndodh ky koalicion, Lajçi në një intervistë për Epoka e Re, që editohet në numrin e së enjtes, ka thënë se të dy partitë duhet të ulën dhe t’i koordinojnë strategjitë e veprimit të mëvonshëm.
“Unë jam pro koalicionit, por që me u marrë vesh njëherë si dhe çka. Duhet të bisedohet se çfarë është në dobi të shtetit dhe të funksionimit të shtetit ligjor. Duhet të përcaktohen programet dhe strategjitë e veprimit të mëvonshëm, para se të bëhet koalicioni”, ka deklaruar Lajçi.