S’ka risi te Van Persie

Arsene Wenger konfirmoi dëshirën e Arsenalit ta mbajë Robin van Persien, edhe pse sulmuesi mori pritje të ftohtë nga tifozët e klubit gjatë fitores 4-0 ndaj Kolnit të dielën.
Van Persie, kontrata e së cilit në Emirates skadon në verën e vitit të ardhshëm, kërkohet nga Manchester United, City dhe Juventus. Edhe pse United nuk dorëzohet në shpresë për transferimin e reprezentuesit holandez, Wenger ka insistuar se nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Van Persiet tani, vetëm disa ditë para fillimit të sezonit të ri.
“Nuk ka risi te Van Persie”, tha Wenger për tabloidi britanik The Sun. “Tifozët tanë duan që ai të mbetet. Çka do që mund të shtoj për Van Persien do të ishte një gënjeshtër sepse ai është futbollist i yni dhe kjo është e tëra”, përfundoi strategu francez.