S’lypin llogari?
Lidhja Demokratike e Kosovës kishte paralajmëruar një valë interpelancash për qeveritarët gjatë sesionit vjeshtor të Kuvendit. Deri më tani, para deputetëve ka dalë vetëm Ministri Enver Hoxhaj për të sqaruar skandalet me njohje. Deputeti Ismet Beqiri thotë se partia e tij ende nuk ka vendosur nëse do të kërkojë llogari nga Kryeministri Thaçi për marrëveshjen e tre liderëve.
Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ende nuk e dinë nëse do ta thërrasin Kryeministrin Hashim Thaçi në interpelancë gjatë sesionit vjeshtor të Kuvendit.
Kjo parti, në shtator të këtij viti, kishte paralajmëruar se do të kërkojë llogari nga Shefi i Qeverisë dhe i PDK’së për të sqaruar moszbatimin e marrëveshjes së vitit të kaluar të arritur mes PDK’së, LDK’së dhe AKR’së, e cila ishte shndërruar në rezolutë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri ka thënë se janë duke vlerësuar nëse do të ketë nevojë për interpelancë.
“Ne do të vlerësojmë se kur është nevoja të ftohet, edhe atëherë edhe do ta bëjmë”, ka thënë Beqiri të dielën për Express.
Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express...