E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça ’89 rrëshqet sërish

Pas humbjes nga Hajvalia, Trepça ’89 sërish ka gabuar. Kësaj here mitrovicasit kanë rrëshqitur në shtëpinë e tyre, ku të dielën nuk kanë mundur të fitojnë më shumë sesa një pikë përballë Ferronikelit, në kuadër të xhiros së pesëmbëdhjetë të Superligës. Kjo pasi përballja mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar me rezultat të bardh, 0:0. Ekipi nga Drenasi me plotë meritë e fitoi një pikë përball kandidatit për titull të kampionit, i cili në këtë takim e pati njërën prej paraqitjeve më të dobëta në këtë stinor. Kështu, ekipi i Gani Sejdiut mbeti në pozitën e dytë të renditjes tabelore me 28 pikë, dy më pak sesa lideri, Prishtina. Ndërsa, Ferronikeli pozicionohet në mes të tabelës me 19 pikë.

Drita – Ll. Kosova 0:4

Më në fund iu është rikthyer shkëlqimi Llamkos Kosovës. Madje, vushtrriasit befasuan me të madhe të dielën duke e mposhtur si mysafirë njërin prej ekipeve më të forta në vend, Dritën, edhe atë me rezultat shumë të thellë, 0:4. Vushtrriasit kanë kaluar në avantazh prej 0:1 në minutën e 19-të nëpërmjet Valdrin Rashicës, derisa në minutën e 58-të Labinot Jetullahu e dyfishoi avantazhin në 0:2. Në minutën e 75-të Valdrin Rashica realizoi edhe njëherë në minutën e 75-të për 0:3, derisa goditjen e fundit ekipit gjilanas ia dha Daut Maxhuni, kur në minutën e 80-të shënoi për 0:4. Kjo fitore e ngjiti Llamkos Kosovën në vendin e nëntë me 15 pikë, derisa Drita tani pozicionohet në vendin e katërt me 23 pikë.

Besa – Hajvalia 1:0

Besa ka vazhduar me paraqitje të mira. Pejanët i kanë fituar tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme, duke e mposhtur Hajvalinë me rezultat minimal, 1:0. Edhe njëherë, Haxhi Zeka u bë hero i Besës. Kapiteni i pejanëve e ka realizuar golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij qysh në minutën e 89-të të takimit, duke e quar Besën në vendin e tetë të tabelës me 18 pikë, që tani ka vetëm tri më pak sesa Hajvalia.

Liria – Vëllaznimi 1:1

Lira e Vëllaznimi kanë vazhduar të mos shijojnë fitore. Kjo pasi dueli mes tyre ka përfunduar pa fitues, respektivisht me rezultat të barabartë 1:1. Prizrenasit kanë kaluar të parët në avantazh prej 1:0 në minutën e 13-të nëpërmjet Agron Skerajt, por kuqezinjtë vetëm pesë minuta më vonë i kanë barazuar shifrat në 1:1 me anë të Ylber Myrtaj. Me këtë rezultat edhe ka përfunduar takimi, pavarësisht shanseve të shumta që i kishin ekipet për të realizuar edhe gola tjerë. Por, rastin më ë mirë e ka pasur Myrtaj, kur e ka qëlluar shtyllën.

Tabela ND GD PI

1. Prishtina 15 12 30

2. Trepça ’89 15 12 28

3. Trepça 15 5 24

4. Drita 15 1 23

5. Hysi 15 2 21

6. Hajvalia 15 0 21

7. Ferronikeli 15 -5 19

8. Besa 15 -9 18

9. Kosova (V) 15 -5 15

10. Vëllaznimi 15 -4 14

11. Drenica 15 -3 13

12. Liria 15 -7 13

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›