Shkodët, sot zgjedhjet për kryetar në komunën Shllak
SHKODER- Për të tretën herë në komunën Shalë mbahen sot zgjedhjet për kryetar të kësaj njësie zgjedhore, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).
Zgjedhjet e mbajtura më 8 maj në këtë komunë u shpallën të pavlefshme nga KQZ, e cila kërkoi përsëritjen e tyre më 31 korrik. Por, mosmarrëveshjet mes përfaqësuesve të dy partive, PD dhe PS, penguan zhvillimin e procesit, i cili u shty më 21 gusht.
NEWS24 raporton se në orën 07:00 ka nisur procesi i votimit në 3 nga 5 qendrat e votimit, ndërsa në 2 qendra votimi është ndërprerë.
Një ditë më parë, KQZ, përmes zëdhënësit Leondard Olli, shprehu shqetësim se procesi mund të dështojë sërish për shkak të tentativave të PS-së dhe PBDNJ-së, për të mos plotësuar detyrimet e tyre ligjore në komisionet zgjedhore. Komuna Shalë përfshin pesë qendra votimi dhe ka 2800 zgjedhës me të drejtë vote.
(s.g/BalkanWeb)