S’ka zgjedhje të parakohshme në Izrael

Zyrtarët izraelitë njoftuan se – në një lëvizje surprizë – Partia Likud e Netanjhut do të futet në koalicion me Partinë opozitare Kadima.
Kjo lëvizje vjen ndërkohë që dje Parlamenti i Izraelit diskutoi për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvilloheshin në muajin shtator.
Agjencia e lajmeve “AP” citoi zyrën e Presidentit Shimon Peres të ketë thënë se ai është informuar lidhur me marrëveshjen e re për koalicion.
Sipas marrëveshjes së re, Kadima do të mbështesë qeverinë e Netanjahut dhe në këmbim do të kërkojë ndryshime në ligjin e ashtuquajtur “Tal Laë”, i cili duhet të lejojë hebrenjt e seminarit ultra-ortodoks të shtyjnë rekrutimin ushtarak.
Ky ligj ishte deklaruar në kundërshtim me kushtetutën nga Gjykata Supreme në muajin shkurt./Start/F. P/
2012-05-08 11:50