Gara presidenciale në SHBA, Santorum mbështet Romnin

Me një e-mail në orët e vona të natës, Santorum u kërkoi mbështetësve të tij të mbështesin Romnin në mënyrë që të mos i jepet një mandat i dytë Presidentit Obama.
Santorum tha se ai ishte impresionuar nga “të kuptuarit e thellë” të ekonomisë nga ana e Romnit dhe nga çështjet që kanë të bëjnë me familjen. Santorum duket se ka ndryshuar mendim pas një takimi që pati me Romnin javën e kaluar.
Mbështetja e Santorumit mund ta ndihmojë Romnin që tashmë të fitojë votat e konservatorëve besimtarë.
Rik Santorum në muajin prill u tërhoq nga gara për t’u bërë kandidati zyrtar i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, pasi Romni u shkëput shumë në kryesim.
“Mbi të gjitha, ne të dy mendojmë se Obama duhet të mundet”, tha Santorum./Start/F. P/
2012-05-08 12:35