E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet me ngut ligji për trafikun e organeve

Ishte paralajmëruar se nëse ligji në fjalë nuk do të miratohej brenda datës 14 maj, Shqipëria rrezikonte të hetohej nga një gjykatë e posaçme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kjo me sa duket ka bërë që palët në komisionin e Ligjeve të përshpejtojnë procedurat dhe ta miratojnë ligjin, i cili pritet të kalojë për miratim përfundimtar në seancën parlamentare të ditës së enjte.

Në thelb, pr/ligji "Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it”, parashikon që një grup hetuesish nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX të kenë hapësirat e duhura ligjore për të zhvilluar hetimet e tyre në Shqipëri. E majta dhe e djathta në komision, kërkuan që të zhvillohen hetime të plota atje ku ka dyshime. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-05-08 11:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›