E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja "Timoshenko", Ukraina shtyn Samitin e Jaltës

Evropa është tepër e shqetësuar lidhur me trajtimin e lideres së burgosur ukrainase, Julia Timoshenko, çka shkaktoi edhe bojkotimin në masë të samitit të parashikuar për në Jaltë me 11-12 maj.

Liderja e opozitës, Julia Timoshenko ka dhimbje kronike në shpinë dhe aktualisht është në grevë urie. Ajo pretendon se është rrahur nga një roje sigurie gjatë kohës që po dërgohej për trajtim në spital.

Presidentët e Gjermanisë, Austrisë, Rumanisë, Republikës Çeke dhe Shqipërisë janë në mesin e shumë të tjerëve që kanë vendosur të bojkotojnë këtë samit.

Ukraina ende nuk ka vendosur një datë të re për zhvillimin e këtij samiti. “BBC” raporton po ashtu se ka shumë gjasa që liderët evropianë të bojkotojnë edhe Kampionatin Evropian të futbollit i cili hap tipari në Ukrainë dhe Poloni me 8 qershor.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-08 14:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›