Rama, Dialog me Shqipërinë në qytetin e Korçës.
Kryetari i partisë socialiste Edi Rama ka vijuar turin e tij "Dialog me Shqipërinë" duke takuar qytetarët e Korçës. Ai pati një takim me anëtaret e forumit të gruas socialiste. Gjatë dialogut me ta Rama është përqëndruar tek problemet sociale dhe ekonomike me të cilat po përballet vendi sot. Më pas Rama ka shkuar në Maliq dhe ka zhvilluar një tjetër takim me anëtarë dhe simpatizantë të partisë socialiste në këtë zonë.Ai ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të forcave të majta për të nxjerrë vendin nga tranzicioni i tejzgjatur.