E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti Europian, jo zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni

Parlamenti Evropian është shprehur dje pasdite kundër zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni. Deklarimet janë bërë nga eurodeputetë të vendeve të ndryshme. Eurodeputeti Johanes Svoboda deklaroi se nuk është mençuri që të shkohet në zgjedhje të parakohshme,por të vazhdohet me reformat dhe përmbushjen e detyrimeve për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE."Mos u sillni në mënyrë joracionale, por silluni në mënyrë të qetë dhe racionale. Tentoni të gjeni zgjidhje, sepse zgjedhjet nuk zgjidhin problemin e emrit", deklaroi Svoboda.

Edhe eurodeputetja Doris Pak u deklarua kundër zgjedhjeve, duke shtuar se ato po propozohen jo në momentin e duhur. Sipas saj, duhet të gjendet një opsion për formimin e një shumice të sigurt dhe te qëndrueshme ,me mirese sa të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Raporti për Maqedoni nuk është miratuar në Parlamentin Evropian pas kërkesës së socialistëve, të cilët kërkuan kohë për të bindur parlamentarët grek që të votojnë pozitivisht për raportin e KE-së për Maqedoninë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›