Borchardt, lule në memorialin e 100 të vrarëve nga ushtria gjermane
Ambasadori gjerman në Tiranë Bernd Borchardt, cili po viziton Shqipërinë jugore dhe juglindore është ndalur në fshatin Borovë të rrethit të Kolonjës. Ai ka vënë një kurorë me lule në memorialin që simbolizon mbi 100 të vrarët e këtij fshati nga ushtria gjermane gjatë luftës së dytë Botërore. Gjatë fjalës në fshatin Borovë ambasadori gjerman tha se ajo periudhe e hidhurI përket historisë. Ne sot vlerësojmë dhe përulemi me respekt para të rënëve.