E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës apel qytetarëve: Mos ndërtoni pa leje

Bashkia e Tiranës i ka bërë apel qytetarëve të kryeqytetit të mos ndërtojnë pa leje pasi ndërtime të tilla nuk do të tolerohen.
 

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës Anila Bisha ka theksuar se policia bashkiake ka nisur kontrollet për të evidentuar ndërtimet pa leje ndërsa thekson se deri më tani janë pezulluar 67 të tilla.
 

Gjithashtu Bashkia e Tiranës ka ftuar qytetarët të denoncojnë ndërtimet pa leje në numrin e telefonit 241 94 65 ndërsa ka ripërsëritur edhe njëherë se ndërtime të tilla nuk do të tolerohen dhe të gjithë personat përgjegjës do të përballen me ligjin.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›