Ministri i jashtëm kinez mbërrin nesër në Tiranë

Mbërrin nesër për një vizitë dyditore në Shqipëri ministri i jashtëm i Kinës Yang Jiechi. Tirana është vendqëndrimi i parë i diplomatit kinez në turin e tij në Europë dhe Afrikë.
Vizita e z. Jiechi bëhet në prag të 40- vjetorit të ripranimit të Republikës Popullore të Kinës në OKB, ngjarje për të cilën Kina vazhdon të vlerësojë kontributin e madh të Shqipërisë. Qëllimi i vizitës së z. Jiechi është forcimi i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimi ekonomik, për të sjellë një dinamikë të re në lidhjet mes dy popujve.
Ditën e nesërme ministri i jashtëm kinez Jiechi do të pritet nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Haxhinasto dhe pas takimit në orën 18.35 do të ketë një konferencë për shtyp.