SBASHK: Mos i nënshkruani pagat pa rritje
Kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës ka kërkuar nga Qeveria që sa më shpejt të miratojë buxhetin e vitit 2011. Me qëllim të rritjes së pagave për punëtorët e arsimit parauniversitar sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Sipas zyrtarëve të SBASHK`ut, ata janë dakorduar se shuma e paguar në bazë të pagës së vjetër është paradhënie deri me nxjerrjen e Ligjit për buxhetin e vitit 2011 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
“Në këto ditë janë lëshuar listat e parave me shumën e vjetër, dhe sipas marrëveshjes së mëparshme, edhe kjo është paradhënie dhe listat nuk nënshkruhen nga punëtorët e arsimit parauniversitar. Listat e sjella në shkollë kanë për qëllim për të parë saktësinë e mjeteve ose gabimet eventuale që kanë rënë në xhirollogaritë e tyre”, theksohen në komunikatën e SBASHK`ut.
Ata thanë se do të nënshkruhen vetëm listat me rritje pagash në vlerë 50 për qind.