E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia po eksporton vdekje

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 14:00

Aktivistet nga radhët e organizatës “Gratë në të Zeza” dhe nga radhët e organizatave tjera zhvilluan një proteste në Sheshin e Republikës në Beograd, duke kërkuar nga opinioni vendas dhe ndërkombëtar që të ndërpritet dhuna në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Pjesëmarrësit në protestë shpalosën mbishkrimet “Serbia po eksporton makineri të vdekjes”, “Ndalni vrasjet e njerëzve në Libi, Iran, Bahrejn”, “Gaddafi-Stop dhunës” dhe mbishkrime të tjera.

“Serbia ka dëshmuar se nuk po dënon regjimet diktatoriale, para se gjithash duke mos nënshkruar deklaratat e organizatave ndërkombëtare, me të cilat dënohet dhuna ndaj kundërshtarëve të regjimeve diktatoriale. Ky është vazhdim i krijimit të imazhit negativ të shtetit, në të cilin kemi islamofobi dhe prodhim të panevojshëm të konfliktit”, tha Stasha Zajovic, koordinatore e organizatës “Gratë në të Zeza”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›