E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm 8 kandidatë për guvernator

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 10:27

Shumica e kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, janë diskualifikuar.

Nga 27 kandidatë sa kanë konkurruar, vetëm tetë kanë hyrë në listën e ngushtë. Kryetari i panelit treanëtarësh për zgjedhjen e guvernatorit, Mejdi Bektashi tha për Telegrafin se intervistimi i kandidatëve të cilët janë futur në listën e ngushtë do të fillojë të martën.

“Në listën e ngushtë kanë hyrë tetë kandidatë, të cilët do të ftohen të martën për intervistim. Ka kandidatë nga Bordi i BQK-së, por edhe nga jashtë”, tha shkurt Bektashi, duke mos dashur të përmendë emra.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›