E Enjte, 5 Nëntor 2026

Permet,fshati Grabovë vuan mungesën e energjisë elektrike

Fshati Grabovë , vetëm 8 km larg qytetit të Përmetit vuan prej shumë vitesh mungesën e energjisë elektrike. Banorët thonë se me nisjen e reshjeve defektet janë më të shpeshta. “Kjo ndërprerje bëhet në mëngjes. Nga ora 07:00 deri në 09:00. Pastaj vijnë pak. Fiken prapë. Nga ora 12:00 deri në mëngjes s’takohen”, tha një banor i zonës.

“Është e padurueshme të fiken dritat sikur po tallen”, u shpreh një tjetër.

Intervalet e ndërprerjes së energjisë elektrike janë të  vazhdueshme gjatë ditës, edhe pse banorët i paguajnë rregullisht faturat.

“Tani kemi problem me dritat. Sa bie shiu i parë fiken”, shtoi një banor.

“Edhe i paguaj. Jemi ankuar shumë herë, por nuk kemi marrë zgjidhje”, përfundoi një tjetër. 

Në fshatin Grabovë banojnë rreth 20 familje ,të cilat vuajne mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›