E Shtunë, 31 Tetor 2026

SEDM Berisha Shqiperia do te rrise pranine e saj ne misionet e NATO-s

Ka nisur sot ne Tirane punimet Ministeriali i Mbrojtjes i vendeve te Europes Juglindore SEDM nisma e cila bashkon 16 vende te rajonit por edhe Shtetet e Bashkuara.

Ne fjalen e tij kryeministri Berisha pasi shprehu kenaqesine qe ky ministerial i mbrojtjes zhvillohet ne Tirane theksoi se Shqiperia do te rrise pranine e saj ne misionet e NATO-s dhe gjithashtu do te permbush te gjitha detyrimet e saj.

Sot ministreriali mblidhet te Tirane ne kryqytetin e nje vendi te NATO-s. Une falenderoj SHBA-ne per mbeshtetjen qe i dhane Shqiperise ne procesin e integrimit ne NATO theksoi Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha ka theksuar se Shqiperia fale reformave te medha ka bere hapa perpara ne siguri ekonomi drejtesi dhe po ben hapa perpara per tu anetaresuar ne Bashkimin Europian.

Jemi te angazhuar per nje sere reformash per te arritur standardet e vendeve te Bashkimit Evropian. Dhe keto reforma mundesuan anetaresimin ne NATO. Shqiperia ka bere nje lufte te madhe kunder krimit te organizuar tha me tej kryeministri.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se nje pjese e rendesishme e ketij ministreriali do te jene edhe nderhyrjet e emergjencave civile te ushtrise qe do te sjellin edhe nje afetesim me te madh te ushtrise sone persa i perket emergjencave civile.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›