E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, zjarr në qiellgërvishtësin në Moscow City

Moskë - Një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë qiellgërvishtës në zonën financiare të Moskës.

Zjarri ka rënë në një nga kullat e kompleksit Federata në Moscow City, zemra financiare e kryeqytetit rus dhe një ndër ndërtesat simbol të Moskës.

Mediat njoftojnë se nuk ka viktima apo të lënduar dhe se zjarri është shuar.

Ende nuk njihen shkaqet e zjarrit në katet e larta të ndërtesës.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›