Kryeministri Thaçi nis një vizitë disaditore në SHBA

02-04-2012 / Gazeta 55
Nesër kreu i qeverisë së Kosovës do të pritet në një takim nga Presidenti amerikan, Barack Obama
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëtojë nesër për vizitë zyrtare disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Uashington ai do të takohet me presidentin amerikan, Barack Obama dhe zyrtarë tjerë të lartë. Kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime edhe me zv/presidentin Xho Bajden dhe sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton, ndërkaq në Nju Jork, do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.