E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, një person qëllon me armë në një shkollë,shtatë të vrarë

OAKLAND-Të paktën shtatë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një person i armatosur hyri në një shkollë të krishterë në lindje të Oakland në Shtetet e Bashkuara te Amerikes duke hapur zjarr në drejtim të nxënësve.

Sipas televizionit Foks News policia është vënë në ndjekje të një 40- vjecari i cili është përshkruar si aziatik. Televizionet shfaqen pamjet e personave të plagosur ndërsa autoritetet kanë rrethuar ndërtesën. Nuk dihet ende nëse personi që hapi zjarr është sërish brenda në ndërtesë.

Universiteti Oikos është një institucion fetar që ofron kurse teologjie, muzike dhe infermierie.

Arrestohet autori i sulmit me armë në kolegjin Oikos.

Sulmi me armë në kolegjin kristian në Oakland Kaliforni është kryer nga një ish student me origjinë aziatike.Policia raporton se ish studenti 40 vjeçar ka hyrë në klasë i armatosur e i veshur me uniformë mimetike.

Policia: 40 vjeçari ka shtënë mbi studentët rreth 30 herë e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Autori i ngjarjes është arrestuar disa orë më pas në një supermarket ku praktikisht nuk ka bërë rezistencë.

Autori mësohet të ishte një ish student i këtij kolegji, i cili ishte përzënë nga kurset e mbajtura aty.

Forcat speciale kanë ndërhyrë në vendngjarje, policia bën të ditur se autori i është nënshtruar marrjes në pyetje nga autoritetet.

Mbeten ende të panjohura motivet që shtynë autorin në kryerjen e krimit dhe të ngjarjes tragjike.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›