E Diel, 1 Nëntor 2026

Rastet e denimit te korrupsionit ne gjykata pabarazi ne vendime

Nenkryetari Spahiu Denohet me teper ai qe jep ryshfet sesa ai qe e kerkon

Nuk kane munguar kritikat e numrit dy te KLD-se per punen e gjyqtareve lidhur me vendimet e dhena per vepren penale te korrupsionit. Sipas tij nuk ka qofte edhe nje zyrtar te vetem te denuar me mase burgimi nderkohe qe denimet kane degjeneruar ne gjoba. Veprat penale qe kane lidhje me detyren megjithese me te perfolura si vepra penale qe sjellin nje degradim te vlerave ne shoqeri si edhe paralizojne veprimtarine e organeve shteterore ndeshkimi i ketyre veprave penale qe kane lidhje me korrupsionin reflekton shume ne lidhje me integritetin ose jo te sistemit gjyqesor - eshte shprehur z. Spahiu. Nga nje analize qe u eshte bere shume vendimeve te dhena per kete veper penale inspektoreve u ka rezultuar se drejtesia shqiptare ka deshtuar ne gjykimin e ketyre veprave penale. Drejtesia penale shqiptare tregohet me e ashper me ata te cilet japin ryshfetin se sa me ata te cilet e marrin kete ryshfet megjithese ligji penal eshte i qarte se cila eshte vepra penale me e rende. Jane denuar disa zyrtare te niveleve te uleta per korrupsion dhe cuditerisht denohen me ashper ata qe jane gjetur fajtor per kryerjen e korrupsionit ne sektorin privat se sa ne sektorin shteteror - specifikoi ne fjalen e tij nenkryetari i KLD-se. Sipas tij ne pergjithesi per kryerjen e ketyre veprave penale personat e gjykuar kane marre denime mjaft te lehta me gjobe ose ne minimumin e kerkuar nga ligji dhe ne asnje rast denimet nuk i afrohen maksimumit te parashikuar per kryerjen e vepres penale. Mjafton tju permend faktin se 100 e te deklaruarve fajtore per pabarazi ne tendera jane denuar me gjobe dhe asnje me heqje lirie - ka konkretizuar kritikat e tij z. Spahiu duke shtuar Nga nje kendveshtrim kaq i qarte dhe i plote i hetimit gjykimit dhe denimit per keto vepra penale nuk mund te mos shprehim zhgenjimin tone jo vetem si autoritet pergjegjes per administrimin e drejtesise por edhe si qytetar te ketij vendi qe edhe ne ato pak raste te cilat arrijne te shkojne perpara gjykates drejtesia humbet ne denime minimale ne vend qe te jepte shembull per te inkurajuar qytetaret ne denoncimin e tyre. Sipas tij jane pikerisht keto pak vendime dhe mesazhi qe ato percjellin qe zbeh dhe zhvlereson te gjithe punen voluminoze te perballuar kushtet e veshtira cilesine dhe shpejtesine e gjykimeve dhe vendimeve dhe ben te veshtire te percjellesh anet e mira te sistemit kur ai cenon aty ky njerezit jane me te ndjeshem. Ne kete pike deklaroi Spahiu edhe Gjykatat kane deshtuar ashtu si te gjitha institucionet e tjera pergjegjese per te luftuar keto veper penale. Nje tjeter problematike e hasur gjate analizes se punes ne gjykata ka rezultuar se per disa vepra penale te cilat nuk jane te nje rendesie paresore por kane nje perhapje shume te madhe dhe ndjeshmeri te larte shoqerore p.sh. Punesimi i paligjshem nuk ka asnje ceshtje te sjelle perpara gjykates duke bere keshtu qe keto dispozita penale te jo vetem te mos permbushin qellimin e tyre por edhe te zhvleresohen totalisht.

Si eshte vepruar ne gjykata

Nga analiza e rasteve rezulton se per vepren penale te korrupsionit aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike Neni 244 i Kodit Penal qe denohet me burgim nga 6 muaj - 5 vjet ka 1 ceshtje te gjykuar dhe 5 te denuar nga te cilet 4 me nje mase denimi deri ne 2 vjet burgim dhe 1 nga 2 - 5 vjet burgim pra kemi te denuar vetem me burgim. Ndersa per te kunderten e saj Korrupsion pasiv personave qe ushtrojne funksione publike Neni 259 i Kodit Penal pra ajo veper qe denon zyrtarin e cila denohet me dy masa denimi me gjobe dhe me burgim nga 2 - 8 vjet kemi 15 te denuar nga te cilet 12 deri ne 2 vjet burgim pra te denuar me minimumin e kerkuar nga ligji per kete veper penale ose me pak 1 te denuar nga 2 - 5 vjet burgim 1 te denuar nga 5 - 10 vjet burgim si edhe kemi edhe 1 te denuar vetem me gjobe pra te cilit i eshte hequr denimi me burgim. Kur flitet per zyrtare te larte gjendja perkeqesohet nga 3 ceshtje per korrupsion aktiv neni 245 jane gjithsej 2 te denuar 1 me gjobe dhe 1 me burgim deri ne 2 vjet nderkohe qe kjo veper penale denohet dhe me gjobe dhe me burgim nga 1 - 5 vjet pra me te dyja masat e denimit ndersa per 1 ceshtje eshte ndryshuar kualifikimi nga Gjykata e Beratit nga Neni 245 Korrupsion aktiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore ne nenin 143 i Kodit Penal Mashtrim. Per ceshtje te korrupsionit pasiv perseri te zyrtareve te larte Neni 260 i Kodit Penal ne gjykim ka ardhur vetem 1 ceshtje dhe nuk ka asnje te denuar per kete veper penale pasi eshte ndryshuar kualifikimi nga Gjykata e Fierit nga Neni 260 ne Nenin 259 te Kodit Penal. Ne vijim denohen me ashper ata qe jane gjetur fajtor per kryerjen e korrupsionit ne sektorin privat 1 ceshtje 2 te denuar te dy me burg deri ne 2 vjet veper penale kjo shume pak e perhapur ndersa nuk ndodh keshtu me sektorin shteteror megjithese vepra penale eshte me e perhapur dhe ka rrezikshmeri me te larte e cila reflektohet edhe ne masen e denimit te parashikuar nga dispozita ligjore. Per sa i perket vepres penale te korrupsionit pasiv te gjyqtareve prokuroreve dhe funksionareve te tjere te drejtesise ka vetem nje ceshtje te gjykuar nga Gjykata dhe 1 te denuar. Per nje veper tjeter penale mjaft te perfolur sic eshte Shkelja se pabarazise ne tendera Neni 258 i Kodit Penal e cila denohet me gjobe ose burgim deri 3 vjet jane gjithsej 15 te denuar dhe te gjithe jane denuar me gjobe pra 100 dhe ska asnje te denuar me burgim pra 0 pavaresisht se kjo veper penale eshte mjaft e perhapur dhe me ndjeshmeri te larte per qytetaret dhe biznesin dhe sjell drejtperdrejte pasoja te medha ekonomike per shtetin. Ne grupin e ketyre veprave penale me e perhapura dhe ajo qe ka me shume ceshtje per gjykim eshte Shperdorimi i detyres ky jane gjykuar 105 ceshtje dhe jane 99 te denuar por edhe ne kete veper penale megjithese denimi eshte me gjobe dhe burgim deri ne 7 vjet ne 28 raste gjykata ka aplikuar vetem denimin me gjobe dhe ne 69 raste me burgim deri ne 2 vjet pra denime mjaft te lehta te cilat ne asnje rast nuk i afrohen maksimumit te parashikuar nga ligji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›