E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hijet e se kaluares dhe tranzicioni ne postera

/ /

Arti eshte magjia qe na vjen nga te vertetat e trilluara. Nje e vertete e trilluar gezimi ne portretet e personazheve qe rrethonin diktatorin para viteve 90. Nje e vertete e trilluar mungesa e diktatorit mes kesaj turme duke lene pas nje hije qe me gjithe bojen e verdhe persiper eshte e dallueshme. Por gjithsesi arti mbeti.

Albania Post 90 eshte nje ekspozite posterash e cila u hap mbreme ne ambientet e Galerise FAP e qe ne ditet ne vijim do te shetise ne ambiente publike si pjese e projektit Qyteti i Artit ne Akademine e Arteve. Kuratoret Ardian Isufi dhe Genc Permeti kane perzgjedhur 15 pune te realizuara nga studente dhe artiste te Akademise se Arteve ne gjinine e posterit duke e konsideruar si nje gjini me komunikuese per publikun. Edhe vendosja e puneve eshte e tille qe te krijon nje lloj komoditeti dhe lirshmerie ne komunikimin mes vepres dhe publikut. Nuk jane te varura ne mur si piktura te zakonshme qe ne nje fare menyre krijojne distance por ne forme kavaletash duke i dhene mundesi vizitorit ti konsideroje ato si personazhe. Ekspozita e posterit ALBANIA POST 90 reflekton nje nderhyrje artistike mbi fenomene shoqerore dhe politike qe kane ngjare pas viteve 90 ne Shqiperi sqaron kuratori Ardian Isufi teksa shton se punet e trajtuara ne formen e foto-koncepteve trajtojne tema nga me te ndryshmet te cilat ne i prekim cdo dite tema te fshatit e qytetit zhvillimit urbanistik etj. Por ka edhe nje aludim mbi hijen qe e kaluara ka lene ne te tashmen. Dhene kjo permes nje posteri te vete Isufit. Punet na paraqiten ne formen bardh e zi dhe me ngjyra ne varesi te tematikes qe ato trajtojne. Ngjyrat e ndezura te se gjelbres se bimesise dhe te kuqes se luleve perreth nje ulliri shekullor bejne kontrast me karabinane ne ndertim e siper e qe shume shpejt do ti marre frymen. Po keshtu edhe pozimi i nje manekini te cunguar perballe nje pallati te rrjepur te socializmit. Ashtu si nuk mund te jete vecse bardh e zi ai shirit manekinesh qe te ofron imazhin e shumefishimit te ADN-se klonimit apo ideja e levizjes qe ofrohet prej imazhit te njeriut ne ecje fotografuar ne perspektive prej kembeve te nje shtatoreje ne Shkoder. Nje ekspozite sa lokale per nga tematika te cilen e ndeshin perdite po aq edhe globale duke marre parasysh faktin qe keto jane fenomene qe kane ndodhur diku me pare dhe qe perseriten si nje kordon ADN-je. Ekspozimi i posterave shoqerohet me nje sere citatesh mbi artin te cilat do te ndjekin ekspoziten edhe gjate diteve qe ajo do te prezantohet jashte mureve te galerise per te sensibilizuar publikun per ta sjelle ate me prane artit por edhe per ta bere te reflektoje mbi temat qe therrasin posterat.
Historia e nje muraleje
Nje nga punet qe te bie ne sy menjehere sa futesh ne galeri eshte ai i realizuar nga kuratori i ekspozites Ardian Isufi. Behet fjale per nje foto-koncept te realizuar ne poster te piktures murale ne hollin qendror te Muzeut Historik te Lushnjes. Ne poster tregohet nje grup njerezish i vendosur ne forme V-je. Ka mes tyre fshatare me duaj gruri mbi sup punetore me kazma e lopata metalurge nje bari me kerrabe nje fshatar me takije myzeqari me pushke ne dore. Sfondi nje bezhe e dekoruar me kalleza gruri e yje pesecepesh... Ne kete forme kompozimi duket i cunguar. Piktures murale te realizuar nga piktori lirim Ceka i njohur nder te tjera edhe per nje seri veprash me teme nga ndertimi i socializmit mes te cilave edhe tabloja me metalurge ku ne sfond lexohet parulla celiku can bllokaden i mungon boshti. Ajo tufe njerezish duket jetime... I mungon lideri. Por ne nje vezhgim te dyte lehtazi mund te dallosh se nje njolle e verdhe e pazakonte per ate tablo dicka fsheh. Dikur aty gjendej figura e ish-diktatorit Enver Hoxha i cili qendronte mes myzeqareve madje nje fshatari i ka hedhur doren ne sup. Pas viteve 90 nje dore e pakujdesshme populli e ka fshire figuren e diktatorit nga kjo murale e cila vazhdon te qendroje ende ne hollin e Muzeut te Lushnjes. Ate qe populli nuk ka mundur te fshije pervec hijes eshte dora e mbetur mbi supin e fshatarit. Artisti Ardian Isufi duket se luan me kete dukje-zhdukje te imazhit duke na sjelle permes ketij posteri sic thote ai nje veper te paster moderniste. Brenda krijimtarise se Isufit ky poster ndjek linjen e puneve te ekspozites Teatri i hijeve ku investigonte mi fatin e veprave dhe monumenteve te periudhes se diktatures.

Alma Mile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›