E Diel, 1 Nëntor 2026

Qemal Vogli kur u shpetonte plumbave ne kufirin italo-austriak

/ /

Seria e pyetje-pergjigjeve ne hetue si vazhdon me detajet e aventures se Qemal Voglit tashme ne Gjermanine Perendimore. Hetuesi Petrika Mushi kembengul me se shumti tek pyetjet rreth Shqiperise dhe asaj qe mendojne te huajt per vendin tone ndersa ish-portieri i Dinamos tenton qe te mos jete edhe aq i perpikte ne pergjigje kjo edhe per tu vetembrojtur. Pasi ka bere nje ekspoze pak a shume te peripecive qe ka kaluar sa ne njerin kamp ne tjetrin Vogli tregon edhe nje episod mjaft te rende ne kufirin italo-austriak ku ai per pak mund te kishte humbur jeten. Portieri shqiptar i kapur nga ushtaret austriake ne tentative per te kaluar ilegalisht kufirin hidhet nga kati i dyte i shtepise ku mbahej perkohesisht. Ne ate moment ai do te qellohej me arme nga ushtaret por per fatin e vet te mire u shpetoi plumbave.

Pyetje Kur e kaluat kufirin ju ndihmoi ndonje tjeter
Pergjigje Kufirin e kalova rreth ores 10 te mbremjes. Policia gjermane me mori ne dorezim dhe me coi te francezet. Asaj nate fjeta ne polici ku me pyeten per emrin mbiemrin dhe se cfare isha asgje tjeter. Te nesermen me pyeten edhe pse isha arratisur. U tregova se jam kunder politikes dhe se kisha ardhur per te shkuar ne Itali pasi aty kam farefisin. Ata me mbajten jo me teper se gjysme ore dhe me dorezuan te amerikanet. Keta me moren me makine dhe me cuan per gati 1 ore ne nje vend ne Berlin. Ishte nje ndertese 2 kateshe me nja 7-8 dhoma. Aty brenda kishte 30 makina ushtarake kamione dhe shume ushtare. Ishte e rrethuar e gjitha me tela me gjemba. Ketu me bene dy fotografi dhe me pyeten per arsyet e arratisjes dhe se ku kisha luajtur futboll. Aty ndenja nja 3-4 ore dhe me pas me cuan ne nje shtepi ne Berlin rreth 15 minuta larg qe aty. Aty ndenja tri dite dhe me pas me cuan ne Frankfurt. 15 km larg Frankfurtit gjendej nje kamp amerikan. Aty me cuan mua dhe nja 20 te huaj te tjere. Ne kamp ndenja 4 dite. Edhe aty me pyeten per arsyen e arritjes dhe une u thashe se jam kunder politikes dhe se doja te shkoja ne Itali ku kam farefisin.
Pyetje Kerkuan te dinin mbi Shqiperine dhe forcat tona te armatosura
Pergjigje Po me pyeten se sa ushtri ka ne Shqiperi dhe se ku ndodhen. Une u pergjigja se ushtri ka por qe nuk i di se ku ndodhen dhe se sa ka. Aty takova nje shqiptar qe mu paraqit si amerikan. Ai me pyeti nese njihja Mersin Krojen dhe kolonel Stavri Xharen. Me pyeti nese jam anetar partie dhe une iu pergjigja se kam nje vit qe jam pranuar. Une jam sportist i mire prandaj me kane zgjedhur. U thashe se jam marshall dhe instruktor fizkulture. Me pyeti per skuadren e Dinamos dhe une u thashe se jane te gjithe oficere te larte. Me pyeten per Ministrine e Brendshme dhe per bazat ushtarake ne Shqiperi por une ne te gjitha rastet bera rolin e budallait. Aty takova edhe nje shqiptar tjeter i emigruar nga Peshkopia i cili ishte denuar me 5 vjet ne Shqiperi kishte punuar ne Jugosllavi dhe tani punonte per amerikanet. Pas 4 ditesh aty me cuan ne nje kamp tjeter ne Nyrenberg. Ketu me mbajten 10 dite dhe me pyeten vetem per emrin e mbiemrin asgje tjeter.
Pyetje Si u larguat nga kampi
Pergjigje Aty takova nje doktor rumun dhe i thashe qe isha sportist i mire. Ai me tha te takoja nje president klubi me qellim qe te luaja atje. Me lejen e atyre te kampit te cilet me dhane edhe disa monedha per tramvajin dhe telefon ndersa bileten ma preu ky doktori u largova. Shkova ne qytet Milhen dhe pasi bera dy prova te klubi ata me pranuan madje me blene edhe rroba pasi isha i veshur shume keq. Aty ndenja vetem 5 dite dhe u largova ne kufirin austriak me pretekstin se do takoja dy shoke ne Nyrenberg. Me leje te klubit u largova dhe mora trenin drejt kufirit te Austrise me qellim qe te shkoja ne Itali. Ata me dhane me vete edhe 30 marka. Me date 22 shtator u nisa per ne kufi me qellim qe te kaloja ne Itali.
Pyetje Ju ndaloi njeri ne kufi
Pergjigje Po ne kufirin austriak me kapen dhe me futen ne nje shtepi 2 kateshe. Prej ketu u arratisa por me diktuan dhe me qelluan me revolver mirepo plumbi nuk me kapi ndaj u largova drejt kufirit. Naten ndenja ne pyll dhe te nesermen kalova ne token italiane. Aty me kapen dhe me dorezuan tek austriaket. Ata pasi me rrahen me burgosen per 20 dite. Pas daljes nga burgu vajta ne qytetin e Linzit ne Austri. Mua me kishin caktuar ne nje kamp qe ishte 20 km larg qytetit. Aty mora vesh se do luante nje skuader hungareze me Austrine e Vjenes. Vendosa te shkoj ne Vjene me qellim qe te takoja lojtare hungareze dhe ata te me ndihmonin te kthehesha ne Shqiperi. Keshtu qe pa leje largohem nga kampi dhe pres bilete per ne Vjene. Ketu mbasi kerkova ku ishin sportistet gjeta hotelin dhe u thashe se me mashtruan gjermanet me ane te nje vajze dhe me vodhen duke me kaluar ne kufirin e Gjermanise Perendimore. Iu luta atyre per te me kaluar dhe keshtu u organizua kalimi im.
Pyetje fare deklarate keni dhene gjate kohes qe keni qene jashte atdheut
Pergjigje Une me perjashtim te nje dokumenti qe plotesova ku shenova gjeneralitetet e mia ne pergjithesi p.sh. shenova datelindjen vendlindjen banimin profesionin dhe se jam martuar nuk kam thene asgje tjeter. Aty shenova dhe arsyet pse u arratisa pra qe jam larguar sepse nuk me pelqente politika. Ndersa ata me pyeten se cfare lojtaresh te tjere ka Dinamo qe sot nuk jane. Une shenova se ka qene Qemal Cungu Hamdi Bakalli Besim Borici te cilet loznin i pari dhe i dyti me skuadren Puna te Shkodres kurse i treti me Puna e Tiranes. Me perjashtim te ketij dokumenti nuk bera ndonje tjeter. Kete dokument e bera ne Frankfurt ne kampin Oberulzen e shkrova me doren time ne baze te pyetjeve qe me bente nje person qe dinte mire shqip dhe qe mu paraqit si amerikan.
Pyetje Ju eshte propozuar per te bere deklarata me ane te radios
Pergjigje Po me eshte bere nje propozim i tille duke me thene se duhet te flasesh ne radio. Propozimi i lartpermendur me eshte bere nga personi qe tregova me siper qe u paraqit si amerikan. Ai me tha se te mesojme ne si te flasesh por une nuk pranova duke thene se ne Shqiperi kam familjen. Une kam ardhur ketu vetem per te shkuar ne Itali dhe nuk merrem me politike. Ai bile mu pergjigj se nuk po u jepja kurrgje duke bere presion madje qe une te qendroja atje. Me pyeste perse do te shkosh ne Itali.
Pyetje Deklarata juaj e bere me ane te radios eshte transmetuar nga radiostacionet armike te vendit tone prandaj na trego te verteten
Pergjigje Une nuk ju kam dhene ndonje deklarate atyre ne rast se kjo eshte dhene une mendoj se vete ata do te kene shpifur ndonje gje kunder meje.
Pyetje fare materialesh ose informatash keni dhene kunder vendit tone
Pergjigje Ata me pyeten se kush eshte minister i Puneve te Brendshme dhe une u tregova. Ndonje gje tjeter nuk u thashe dhe as ata vete nuk me pyeten. Me pyeten a kane liruar ushtare. Une u pergjigja se kane liruar 9000 vete kurse ai me bertiti ata nuk jane kurrgje nuk kane liruar.
Pyetje Keni firmosur ndonje deklarate per tju sherbyer agjenturave te huaja
Pergjigje Asnje deklarate nuk kam firmosur. Bile kur me nisen une u tremba duke kujtuar se kushedi se cdo me bejne mbasi nuk pranova kurrgje.
Pyetje Ju eshte propozuar per te punuar ne interes te agjenturave te huaja
Pergjigje Po me propozoi ai shqiptari qe mu paraqit si amerikan. Ky me tha se po te pranosh qe te punosh ne favorin tone ne do te dergojme ne shkolle per tu instruktuar dhe do te te dergojme ne Amerike ne Kanada. Une ketij iu pergjigja se nuk mund te jetoja pa futboll dhe se u arratisa me qellim per te shkuar ne Itali. Ky me tha se aty ata vuajne vete per buke prandaj ske pse te shkosh ne Itali. Me qene se une nuk pranova te nesermen me nisen direkt per ne Nuremberg ne kamp.
Pyetje Kush person tjeter ka qene prezent kur te eshte bere propozimi per te te rekrutuar agjent
Pergjigje Pervec atyre te dyve nuk ka qene ndonje person tjeter.
Pyetje Na tregoni se cfare vendi ndodhet kjo ndertese
Pergjigje Kjo ndertese ndodhet 15 minuta lart Oberulzes me tramvaj. Kjo ndodhej ne faqe te nje kodre. Ketu ndodheshin rreth 20 shtepi dhe te gjitha ushtarake. Aty ka pasur shume vetura civile. Perpara kesaj ndertese pese metra larg rruges se makines po beheshin dy ndertesa te larta.
Pyetje Me cilet persona te tjere keni biseduar per tu arratisur
Pergjigje Nuk kam biseduar me asnje person tjeter per tu arratisur.
Pyetje Hetuesia ka te dhena qe juve keni biseduar per arratisje dhe here te tjera prandaj tregoni te verteten.
Pergjigje Nuk eshte e vertete te kem biseduar.
Pyetje Po ne vitin 1955 keni biseduar me ndonje person per tu arratisur
Pergjigje Jo nuk kam biseduar. Une kam lajmeruar ne organet e Sigurimit per nje person qe me rrefeu se donte te arratisej kurse mua me tha ti Qemal e ke shume kollaj te arratisesh ne Dardanele. Une iu pergjigja duke i thene se nuk merrem me gjera te tilla prandaj le te me jepte sahatin qe kishte per te shitur me qellim qe ta blija per ta pasur me vete jashte qe ta shisja e te blija ndonje send. Por ky me bertiti as sahat nuk me dha keshtu qe u largova. Une po asaj dite njoftova organet e Sigurimit per cka ky me bisedoi. Ky person quhej Llambi i cili ne ata kohe punonte mekanik ne oficinen e Ministrise se Puneve te Brendshme.

Turneu gjerman mes triumfit te Dinamos e arratisjes se Voglit

Ne veren e vitit 1956 Dinamo do te shkonte per nje turne ne ekosllovaki dhe Republiken Demokratike Gjermane. Faktikisht ne kete skuader do te perfshiheshin edhe 4-5 futbolliste te Partizanit me synimin e vetem qe skuadra te dilte sa me mire ne kete turne ndonese miqesor. Turneu nisi me nje ndeshje te Dinamos ndaj nje ekipi perfaqesues te ekosllovakise ne Prage ku skuadra e drejtuar nga Zihni Gjinali do te fitonte 3-2 fale golave te Refik Resmjes Simon Dedes dhe Stavri Lubonjes. Per tu theksuar eshte fakti se Qemal Vogli zhvilloi nje ndeshje mjaft te mire duke pritur dhe nje penallti ne pjesen e dyte kur rezultati ishte 2-1 per ceket. Pikerisht kjo gje beri qe te pranishmit e shumte ne stadium te pikasnin tek Qemal Vogli nje talent te vertete.
Kater dite me vone me 8 gusht 1956 Dinamo do te ishte mysafire ne Kladno per te luajtur nje tjeter ndeshje ndaj Banjik. Takimi perfundoi ne barazim 3-3 golat per Dinamon i shenoi Refik Resmja 2 dhe Gani Merja. Vogli edhe pse u detyrua ta nxirrte tri here topin nga rrjeta e tij perseri u dallua per lojen mjaft te mire.
Tri dite me vone Dinamo e mbyll turneun e saj ne ekosllovaki ne nje ndeshje ndaj Ostrava. Ne kete takim dinamovitet humbasin 1-2 por sipas trajnerit Gjinali me vone humbja do te kishte qene me e thelle nese Vogli nuk do e kishte shpetuar porten e tij nga te pakten dy gola te sigurt. Dinamo largohet nga ekosllovakia drejt Gjermanise Lindore RDGJ ku do te luante edhe aty dy ndeshje ndaj SC Aktivist Brieske-Senftenberg dhe Dinamo Berlinit.
Ndeshja e pare perfundon ne barazim 1-1 ku te paret kalojne ne avantazh vendesit dhe vetem 4 minuta me vone Refik Resmja barazon rezultatin.
29 gusht 1956 ndeshja e fundit e turneut. Ne stadiumin e Berlinit do te jene perballe Dinamo e Berlinit dhe Dinamo e Tiranes. Sipas shtypit te kohes gazetat Sporti Popullor dhe Bashkimi kjo ndeshje ka pasur mjaft interesim si nga ana e gjermaneve lindore por edhe atyre perendimore. Qe ne minuten e 4-t Refik Resmja shenon golin e pare per Dinamon duke bere te heshtin 50 mije sportdashes te pranishem ne stadium. Por vendesit u kunderpergjigjen shpejt dhe barazuan rezultatin. Me pas erdhen golat e Simon Dedes qe vulosen fitoren e Dinamos. Shtypi gjermano-lindor foli me superlativa per skuadren tone dhe jo vetem. Edhe Perendimoret e paten vleresuar lojen e Refik Resmjes Gani Merjes Simon Dedes Stavri Lubonjes dhe natyrisht te Qemal Voglit. Madje me kete te fundit u moren edhe me gjate kjo per faktin se disa ore me vone ai do te arratisej nga Gjermania Lindore duke kaluar murin e Berlinit drejt Gjermanise Perendimore.

11 ndeshjet e Qemal Voglit me Kombetaren

Tirane 25.05.1947
Shqiperi-Rumani 0-4
Bukuresht 23/10/1949
Rumani-Shqiperi 1-1
Varshave 06.11.1949
Poloni-Shqiperi 2-1
Sofje 17.11.1949
Bullgari-Shqiperi 0-0
Tirane 29.11.1949
Shqiperi-Rumani 1-4
Prage 17.09.1950
ekosllovaki-Shqiperi 3-0
Budapest 24.09.1950
Hungari-Shqiperi 12-0
Bukuresht 08.10.1950
Rumani-Shqiperi 6-0
Tirane 29.11.1952
Shqiperi-ekosllovaki 3-2
Tirane 07.12.1952
Shqiperi-ekosllovaki 2-1
Tirane 29.11.1953
Shqiperi-Poloni 2-0

Rekordi

Qemal Vogli ka nje rekord shume special ne karrieren e tij te shkurter. Ai e ka mbajtur te paprekur rrjeten e Dinamos ne kampionat per 840 minuta nga 21 janari 1952 deri me 23 mars 1952 duke u renditur keshtu ne vendin e 102-te ne historikun e portiereve me te mire ne bote klasifikim ky i bere nga Federata Internacionale e Futbollit Histori dhe Statistika. Madje Vogli ne kete klasifikim eshte edhe me mire se idhulli i tij Lev Jashin. Ish-Topi i Arte e ka mbajtur te paprekur porten e Dinamos se Moskes per 741 minuta nga 4 tetori i 1962-it deri me 10 nentor te po atij viti duke u renditur ne vendin e 196-te.

Nga Panorama SportLeonard Karaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›