E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – 26 mijë të evakuuar për shkak të zjarreve në Kaliforni

KALIFORNI, 4 korrik /ATSH-AA/ – Më shumë se 26 mijë persona janë evakuuar për shkak të zjarreve që shpërthyen në rajonin Butte të Kalifornisë në SHBA në fillim të javës.

Sipas lajmit të CBS-së, zyra e sherifit rajonal tha se për shkak të zjarrit që filloi më 2 korrik është vendosur që të evakuohen më shumë se 26 mijë persona.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, njoftoi se në rajon u shpall “gjendje e jashtëzakonshme”.

Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni bëri të ditur se tetë zjarrfikës u lënduan nga zjarri, shkaku i të shpërthimit të të cilit ende nuk dihet./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›