E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Arrestohet ish-drejtori i FBI-së, James Comey

VIRXHINIA, 29 prill /ATSH/ – Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është paraqitur në gjykatën federale në Distriktin Lindor të Virxhinias, shkruan tgcom24.it.

Comey është arrestuar pasi Departamenti i Drejtësisë po e akuzon atë për kërcënime të dyshuara me vdekje kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në zemër të çështjes është një foto e postuar në mediat sociale rreth një vit më parë. Imazhi, i postuar gjatë pushimeve në bregdetin e Karolinës së Veriut, tregonte guaska deti të rregulluara në plazh për të shkruar “86 47”.

Sipas hetuesve, numri “86” është zhargon për eliminimin ose largimin e dikujt. “47”, nga ana tjetër, i referohet Trump, i cili u bë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit të tij të dytë.

Comey më vonë e fshiu postimin, duke pretenduar se “nuk e kuptoi që disa njerëz i shoqërojnë ato numra me dhunën” dhe se ai ishte “kundër dhunës së çdo lloji”.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›