SHBA – Gjashtë të vdekur në sulmet e fundit amerikane ndaj anijeve të dyshuara me lëndë narkotike

UASHINGTON, 10 nëntor /ATSH-DPA/- Gjashtë persona janë vrarë në veprime të mëtejshme ushtarake amerikane kundër kontrabandistëve të dyshuar të lëndëve narkotike, tha sot Pentagoni.
“Forcat e armatosura amerikane sulmuan dy anije të ngarkuara me lëndë narkotike në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin lindor”, tha Pete Hegseth, i cili së fundmi u emërua sekretar i Luftës.
Hegseth postoi një video në X ku tregonte dy anije duke u qëlluar dhe duke shpërthyer në flakë.
Sipas zyrtarit të lartë të mbrojtjes, personat në bord i përkisnin një grupi të klasifikuar nga SHBA-ja si organizatë terroriste.
Forcat amerikane, gjatë javëve të fundit, sulmuan anijet që dyshohet se transportonin lëndë narkotike në Karaibe dhe Paqësor, duke shkaktuar vdekje të shumta gjatë këtij procesi.
Veprimi është pritur me kritika ndërkombëtare, pjesërisht pasi qeveria amerikane nuk citoi asnjë bazë ligjore për sulmet.
Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump të ushtrojë vetëpërmbajtje. //a.i/