E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Mamdani fiton zgjedhjet për kryebashkiak të Nju Jorkut

NJU JORK, 5 nëntor /ATSH/ – Zohran Mamdani u zgjodh kryebashkiak i qytetit të Nju Jorkut, duke kurorëzuar një ngritje të rrufeshme drejt famës kombëtare, sipas Ap.

Mamdani, 34-vjeç, që e përshkruan veten si socialist demokratik, hyn në histori si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit, dhe më i riu në më shumë se një shekull.

Mamdani, dikur një ligjvënës i panjohur i shtetit vetëm një vit më parë, u shndërrua në një nga politikanët më të përfolur në vend, falë mesazheve të tij për drejtësi sociale dhe përfaqësim të barabartë në qytetin më të madh të Amerikës.
Kandidati demokrat mposhti ish-guvernatorin Andrew Cuomo, i cili pranoi rezultatin të martën në mbrëmje, duke thënë:

“Urime për Zohran Mamdani. Kjo ishte nata e tyre”, deklaroi Cuomo gjatë takimit me mbështetësit në Manhattan.

Fitorja e Mamdanit përfaqëson një ndryshim brezash dhe ideologjik në drejtimin e qytetit, me analistët që e përshkruajnë si kryebashkiakun më liberal që nga vitet 1930.

Në fjalimin e tij të parë si fitues, Mamdani falënderoi votuesit për “besimin në një vizion më të drejtë për të gjithë banorët e Nju Jorkut” dhe tha se synon të “bëjë qytetin shtëpi për të gjithë, jo vetëm për të pasurit”. Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›