E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: E di saktësisht se çfarë po bëj me Rusinë dhe Ukrainën

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH-ANSA/- E di saktësisht se çfarë po bëj me Rusinë dhe Ukrainën, tha sot presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një postim në “Truth Social”.

“Jam këtu për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai.

Trump tha se nuk po merrte meritat e duhura për aftësinë e tij për të zgjidhur konfliktet dhe duke sugjeruar se asgjë që kishte bërë nuk do t’i kënaqte kurrë kundërshtarët e tij.

“Kam zgjidhur gjashtë luftëra në gjashtë muaj, njëra prej të cilave ishte një katastrofë e mundshme bërthamore”, tha presidenti Trump.

“E megjithatë më duhet të lexoj dhe të dëgjoj “Wall Street Journal” dhe shumë media të tjera që më tregojnë gjithçka… që po bëj gabim në konfliktin Rusi-Ukrainë”, shtoi ai.

“Kjo është lufta e Biden dhe nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha unë president. E di saktësisht se çfarë po bëj dhe nuk kam nevojë për këshilla nga njerëz që kanë punuar në këto konflikte për vite me radhë dhe nuk kanë arritur t’i zgjidhin ato”, theksoi Trump.

“Pavarësisht të gjithë kritikëve të mi, do ta gjej një zgjidhje – gjithmonë e gjej”, shtoi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›