E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Nesër do të flas me Putinin për përfundimin e luftës

UASHNGTON, 17 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nesër planifikon të bisedojë me homologun e tij rus, Vladimir Putin për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë, kanë raportuar mediat amerikane.

“Do të flas me presidentin Putin të martën. Ne punuam shumë gjatë fundjavës”, u tha Trump gazetarëve në ”Air Force One”, gjatë një fluturimi gjatë natës nga Florida në zonën e Uashingtonit.

“Ne duam të shohim nëse mund t’i japim fund kësaj lufte. Ndoshta ne mundemi, ndoshta nuk mundemi, por mendoj se kemi një shans shumë të mirë. Do të flasim”, theksoi ai.

“Ne do të flasim për termocentralet. Unë mendoj se ne kemi diskutuar tashmë shumë nga të dyja palët, Ukrainë dhe Rusi. Tashmë po flasim për të, duke ndarë disa pasuri”, tha Trump kur u pyet për koncesionet./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›