E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Rusia të mos shfajsohet për sulmin e tmerrshëm në Sumy

UASHINGTON, 14 prill /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump tha se sulmi i Rusisë në qytetin ukrainas Sumy, i cili vrau të paktën 34 persona, ishte “diçka e tmerrshme”.

“Mendoj se ishte e tmerrshme dhe ata u shfajësuan se bënë një gabim. Por, unë mendoj se kjo është një gjë e tmerrshme dhe nuk duhet të ndodhte”, shtoi ai.

“Unë mendoj se e gjithë lufta është një gjë e tmerrshme”, tha udhëheqësi amerikan në bordin e ”Air Force One”, në udhëtimin e tij të kthimit në Uashington.

Më shumë se 30 persona u vranë gjatë një sulmi me raketa ruse në qytetin ukrainas, Sumy.

Dy raketa balistike goditën zemrën e qytetit rreth orës 10:15, ndërsa njerëzit ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Palmës.

“Në këtë të diel të ndritshme të Palmave, komuniteti ynë ka pësuar një tragjedi të tmerrshme”, tha në një deklaratë në media sociale, kryebashkiaku në detyrë Artem Kobzar./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›