E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump pret Melonin në Shtëpinë e Bardhë mes tensioneve tregtare BE-SHBA

UASHINGTON, 17 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA, Donald Trump do të mirëpresë kryeministren italiane Giorgia Meloni në Shtëpinë e Bardhë për një vizitë zyrtare, ku mosmarrëveshja tregtare transatlantike pritet të jetë në krye të agjendës.

Ashtu si shumë liderë të tjerë evropianë, Meloni, e cila mbërriti në Uashington, kritikoi tarifat e fundit ndëshkuese të Trump mbi eksportet e Bashkimit Evropian.

Në të njëjtën kohë, ajo ka kërkuar të mbajë një marrëdhënie solide me presidentin amerikan, duke u paraqitur si një “ndërtuese e urës” midis Uashingtonit dhe Evropës.

Në luftën tregtare të vazhdueshme midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, të dyja palët ranë dakord së fundmi të pezullojnë disa tarifa shtesë për 90 ditë për të lehtësuar negociatat.

Meloni, politikat e krahut të djathtë të së cilës janë në përputhje me atë të Trump në shumë fusha, ishte një nga disa liderët evropianë të ftuar në betimin e Trump në janar dhe e kishte vizituar më parë atë në rezidencën e tij në Florida./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›