E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump refuzon bisedime të menjëhershme me Zelenskyn, pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

UASHINGTON, 1 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përjashtuar një rifillim të menjëhershëm të bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas shkëmbimit të tensionuar të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai thotë se e dëshiron tani. Ai dëshiron të kthehet menjëherë, por unë nuk mund ta bëj këtë”, tha Trump gjatë daljes së tij të parë publike pas konfrontimit të premten.

Mosmarrëveshja, e cila përfundoi me largimin e Zelensky nga takimi, rezultoi në mosnënshkrimin e një marrëveshjeje të planifikuar për mineralet e rralla mes dy vendeve./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›