E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump shmang traditën dhe zëvendëson shefin e Shtabit të Përgjithshëm

UASHINGTON, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Në një shkëputje nga një traditë e gjatë e SHBA-së për mbajtjen e emërimeve të mëparshme në postin më të lartë ushtarak të vendit, presidenti Donald Trump ka emëruar një drejtues të ri të Shefave të Përbashkët të Shtabit.

Duke falënderuar gjeneralin aktual, Charles Q. Brown për 40 vjet shërbim – përfshirë pozicionin e tij më të fundit – presidenti i uroi atij dhe familjes së tij një “të ardhme të shkëlqyer” në një postim në platformën e tij “Truth Social”.

Trump emëroi ish-gjenerallejtënantin e Forcave Ajrore, Dan Caine për të pasuar Brown në postin, i cili është drejtpërdrejt në varësi të sekretarit të Mbrojtjes të SHBA.

Në ndryshimet e mëparshme të qeverisë, shefi në detyrë zakonisht mbahej.

Sipas ”New York Times”, Brown ishte afro-amerikani i dytë që mbante postin kryesor me uniformë.

Sekretari i Mbrojtjes i Trump, Pete Hegseth thuhet se kishte thënë menjëherë pas emërimit të tij se Brown duhet të shkarkohej për shkak të fokusit të tij në diversitetin, barazinë dhe çështjet e përfshirjes në ushtri.

Në total, administrata shkarkoi gjashtë drejtues të lartë të Pentagonit, duke përfshirë shefen e Marinës, Lisa Franchetti, gruaja e parë në krye të Marinës së SHBA.

Trump vlerësoi Caine në Truth Social si ”një ekspert i sigurisë kombëtare, sipërmarrës i suksesshëm dhe një luftëtar me përvojë të rëndësishme ndërinstitucionale dhe operacione speciale”.

”Në luftën kundër milicisë terroriste të Shtetit Islamik në Irak, Caine kishte dorëzuar dhe siguruar që i ashtuquajturi kalifat të asgjësohej në kohë rekord”, shkroi Trump./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›