E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA / Guvernatori pranon tradhtinë, rrezikon kandidaturën për president në 2012

Guvernatori i Karolinës së Jugut, Mark Sanford në një deklaratë publike ka pranuar se e kishte tradhëtuar bashkëshorten e tij, një veprim që mund t'i japë fund shpresave që ai të jetë kandidat i republikanevë për presidencën amerikane në vitin 2012. Sanford dha dorëheqjen si kryetar i asosacionit të guvernatorëve republikanë dhe u zëvendesua nga guvernatori i Misisipit Haley Barbour, një tjetër kandidate e mundshme për garën presidenciale 2012. "Unë pata një histori me një mikeshën time nga Argjentina", citohet të ketë thënë Sanfrod. Rrëfimi i tij u bë gjatë një konference për shtyp, dhe i dha fund spekulimeve lidhur me vendndodhjen e tij, pasi javën e kaluar ai dihej se ku ndodhej. Më pas u mësua se ai kishte udhëtuar për në Argjentinë për të takuar të dashurën e tij. I përlotur Sanford i ka kërkuar falje bashkëshortes Jenyy, dhe familjes së tij, miqve dhe kolegëve, pasi u kthye të mërkurën nga Buenos Airesi. Ndërkaq bashkëshortja e tij shprehu keqardhje për këtë fakt, sidomos për dëmin që i ka shkaktuar fëmijëve, megjithatë ajo tha se mund ta falë dhe të bashkohet sërish me të. Sanford ishte një prej disa prej guvernatorëve të parë republikanë që mund të kandidonin në garën për president të SHBA-së në 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›