E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, përfundon një pjesë e spitalit të ri

Përfundon faza e parë e ndërtimit të spitalit të ri në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Ministrja, Anila Godo, e cila ka inspektuar punimet ,ka bërë të ditur se deri më tani janë shpenzuar mbi 50 mijë euro. Sipas saj, spitali do të vihet në eficencë të pjesshme në fund të vitit.
Kjo godinë e re spitalore, për herë të parë sjell në QSUT shërbimin e traumës, i dyti i këtij lloji në vend. Spitali premton një urgjencë moderne, ndërtimin e 7 sallave të operacionit, në katin e nëndheshëm do të jetë paivioni i imazherisë e të tjerë shërbime.
Aktualisht pritet të çelet tenderi ndërkombëtar prej 7.3 milion eurosh për blerjen e aparaturave moderne, të cilat do të instalohen në këtë godinë të re spitalore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›