SHBA, festohet përvjetori i shpalljes së pavarësisë

Amerikanët festojnë sot përvjetorin e shpalljes së pavarsisë, me fishekzjarrë, parada e koncerte. Uashingtoni dhe Nju Jorku, janë dy nga qytetet ku do të ketë shfaqje spektakolare me fishekzjarrë e muzikë, por shumë qytete të tjera janë detyruar të pakësojnë në mënyrë dramatike festimet, si rrjedhojë e krizës ekonomike në vend. Kjo festë kujton 4 korrikun e vitit 1776, kur delegatë nga 13 kolonitë amerikane shpallën zyrtarisht pavarësinë nga Anglia. Presidenti Barak Obama, do ta festojë këtë ditë me një pritje në Shtëpinë e Bardhë së bashku me familjarë të ushtarëve amerikanë.