E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mburoja raketore, SHBA kërkon bashkëpunim nga Rusia

Zyrtarja e lartë amerikane për kontroll të armatimit, Roze Gotemoller, tha sot se Moska dhe Uashingtoni duhet të punojnë së bashku për të zhgjidhur mospajtimin lidhur me planet e Shteteve të Bashkuara, për ndërtimin e mbrojtjes raketore, që për një kohë të gjatë i ka tensionuar lidhjet ndërmjet dy shteveve.

Nënsekretarja amerikane e shtetit, Roze Gotemoller, tha se planet amerikane për sistemin mbrojtës raketor nuk paraqesin rrezik për armatimet atomike strategjike ruse.

Duke folur në Moskë, ajo ka bërë thirrje për më tepër dialog dhe bashkëpunim me Rusinë.

Sipas saj, ekspertët amerikanë dhe rusë, duhet të diskutojnë për detaje specifike të sistemit mbrojtës raketor, me qëllim që të evitoheshin shqetësimet ruse.

Rusia nuk ka pranuar shpjegimet e Shteteve të Bashkuara se sistemi është i nevojshëm për të kundërshtuar ndonjë kërcënim eventual nga Irani.

Moska, gjithashtu ka shprehur shqetësime se sistemi do të mund të rritej dhe të sfidonte aftësinë atomike mbrojtëse të Rusisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›