E Diel, 1 Nëntor 2026

S`ndalet Ushtria në Pakistan, 21 militantë të vrarë

Zyrtarë të Pakistanit bënë të ditur se ushtria e këtij vendi ka vrarë së paku 21 militantë në përleshjet gjatë natës së mbrëmshme.

Përleshja shpërtheu kur një grup, prej më shumë se 50 militantë, sulmoi pikën ushtarake në hapësirën Khadizai.

Zyrtarët e sigurisë thanë se militantët ishin vrarë kur trupat qeveritare u përgjegjën me artileri dhe armatim tjetër të rëndë.

Konfirmimi i pavarur i të dhënave nuk është i mundshëm për shkak se gazetarët dhe punëtorët humanitarë nuk lejohen në këtë hapësirë.

Khadizai është një territor, që në pjesën më të madhe kontrollohet nga talibanët, dhe është skenë e përleshjeve të shpeshta ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›