Sekuestrohen 700 gr kokainë në Itali, pranga një të riu shqiptar
RIMINI- Policia e Riminit ka mundur të sekuestrojë dje një sasi të madhe kokaine, posedues i së cilës ishte një i ri shqiptar.
Lënda narkotike raportohet se është zbuluar fare rastësisht kur një banor i Riminit telefonoi policinë për prishjen e qetësisë, pasi nga apartamenti ngjitur vinin zhurma të forta.
Në vendngjarje kanë shkuar 6 agjentë të Departamentit të Parandalimit të Krimit Perugia, të postuar në Rimini për sezonin e verës.
Sapo kanë trokitur në derën e apartamentit nga vinte zhurma ata janë përballur me kërcënime. Në këtë pikë kanë shqyer derën dhe e kanë gjetur veten përballë një njeriu krejtësisht të zhveshur, e në gjendje histerie.
Sipas të dhënave të policisë, ai është shqiptar dhe quhet Elton Saliaj, i njohur edhe më përpara për probleme të tilla. Oficerët e policisë i kanë vënë prangat dhe kanë nisur kontrollin në banesë.
Ata kanë gjetur tre pako që kishin brenda në total rreth 700 gr kokainë, përzjerësa droge, peshore dhe dhjetëra mijëra euro.
(m.a/BalkanWeb)