Ahmadinejad nuk iu frikësohet sanksioneve
Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, tha se ai beson se Irani do të jetë në gjendje të përballojë sanksionet e reja nga ana e Kombeve të Bashkuara dhe trysnitë nga ana e SHBA-së dhe aleatëve të saj ndërkombëtarë në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.
Duke folur në një konferencë shtypi në New York, në margjinat e konferencës së OKB për mospërhapjen e armatimit bërthamor, Ahmadinejad tha se përderisa Republika Islamike nuk i mirëpret sanksionet, ajo as që ka frikë nga masat e tilla.
Ai megjithatë paralajmëroi se miratimi i sanksioneve të reja, nga këndvështrimi i qeverisë së tij do ta bllokonte mundësinë e çfarëdo përmirësimi të lidhjeve ndërmjet Iranit dhe SHBA-së.
Ahmadinejad po ashtu tha se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga Traktati për mospërhapjen e armëve bërthamore, siç ka bërë Korea Veriore.
Në ndërkohë, zyrtarët në Teheran njoftuan se ushtria iraniane ka filluar sot manovrat tetëditore ushtarake në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit.
Komandanti i flotës detare, admirali Habibollah Sajari është cituar të ketë thënë se manovrat e quajtura “Velajat-89”, do të demonstrojnë fuqinë mbrojtëse dhe zmbrapsëse detare të Iranit.